Prodhuesi i makinave, Chrysler tha se ka vendosur të
mbyllë 30 uzina të tij për të paktën një muaj, duke filluar nga nesër, si pasojë
e krizës së kredive dhe rënies së shitjeve të makinave.
Chrysler, një ndër tre prodhuesit më të mëdhenj të makinave në Shtetet e Bashkuara, tha dje se afati më i hershëm për rihapjen e uzinave është 19 janari. Kompania ka llogaritur se vëllimi i punës ka rënë 20 deri në 25 përqind si pasojë e situatës së kredive dhe rënies së shitjeve të cilat në nëntor ranë në masën 47 përqind.
Prodhuesit e makinave, Chrysler dhe General Motors thanë ata do të falimentojnë brenda disa javëve pa ndihmën e qeverisë. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, tha se administrata e tij po bën përpjekje të ethshme për të hartuar një plan ndihmash për prodhuesit e makinave. //ad//