Në Shqipëri partia socialiste njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në
asnjë votim të parlamentit derisa të paraqitet për miratim kodi
elektoral. Socialistët thanë se procesi po kërcënohet dhe akuzuan
kryeministrin për zvarritje të qëllimshme. Por demokratët përmes
kryetarit të grupit të tyre e quajtën të pakuptimshëm qëndrimin e
opozitës duke deklaruar se kanë mbështetur hapat normale të procesit.
Armand Mero njofton nga Tirana.//iç//