Në Shqipëri kreu i delegacionit të komisionit europian Helmut Lohan tha sot se miratimi i kodit elektoral është nevojë urgjente.
Komisioni europian tha ambasadori Lohan, në 6 mujat e fundit, ka nënvizuar në shumë raste se kodi elektoral duhet të miratohet shumë kohë përpara zgjedhjeve të qershorit 2009. Tani po i afrohemi fundit të 2008 dhe procesi i miratimit të kodit duhet të finalizohet përpara se të bëhet akoma më urgjente, theksoi ai.
Deklarata e ambasadorit Lohan vjen ne nje moment kur parlamenti duhet te shqyrtoje Kodin e kthyer pas nga presidenti Bamir Topi. Ndonëse dy forcat politike kritikuan presidentin se po pengonte cështjen e kodit, u bë gati dy javë që ato vetë nuk kanë treguar ndonjë shpejtësi. Të hënën u ringrit komisioni i Reformës Zgjedhore.
Por ndërkohë kryeministri Sali Berisha i bëri sot thirrje socialistëve të merren vesh me aleatin e tyre Ilir Meta. Socialistët e konsideruan këtë si një diversion politik dhe kërkuan përshpejtimin e miratimit të kodit duke deklaruar se nuk pranojnë të negociojnë asnjë cështje tjetër vec asaj për të cilin kodi u kthye pas. (ze)