Lidhje

Policia në Athinë përdor gazin lotsjellës ndaj protestuesve


Në Athinë policia kundër trazirave përdori gaz lotsjellës jashtë stacionit kryesor të policisë, në ditën e dhjetë të protestave për shkak të vrasjes së një adoleshenti nga policia.

Policia përdori gaz lotsjellës kur protestuesit qëlluan policët me bomba zjarri.

Në akte të tjera proteste, grupe të vogla të rinjsh qëlluam me vezë policët që ruanin gjykatën e qytetit. Studentët pritjet të zhvillonin një marshim para ndërtesës së parlamentit.

Dëshmitarët okularë thanë se intensiteti i demonstratave ka rënë ndjeshëm ditët e fundit dhe pikërisht dje Athina ishte relativisht e qetë.

Njerëzit filluan demonstratat paqësore të protestës nëpër rrugë menjëherë pas vrasjes së adoleshentit më 6 dhjetor, por shumë shpejt ato u kthyen në veprime me dhunë që u përhapën në të gjithë vendin.

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, dhe udhëheqësi i opozitës, Jorgo Papanderiu kanë bërë vazhdimisht thirrje për qetësi publike. //rd//

XS
SM
MD
LG