Mali i Zi paraqiti kërkesën zyrtare për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Kryeministri Milo Gjukanoviç ia paraqiti kërkesën presidentit francez Nikola Sarkozi në Paris. Franca mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian.
Duke folur për gazetarët, udhëheqësi malazes tha se vendi i tij është i ndërgjegjshëm se ndeshet me një sërë vështirësish, por ai theksoi gadishmërinë për t’i kapërcyer gjithë sfidat me të cilat do të përballet.
Tre vende të tjera të Ballkanit, Kroacia, Turqia dhe Maqedonia, janë në listën e kandidatëve për në BE. Njoftimet nga kryeqyteti francez të hënën vinin në dukje se kërkesa e malit të Zi do të shërbejë si nxitje edhe për vende si Shqipëria dhe Serbia që të kërkojnë zyrtarisht anëtarësim në BE. //iç//