Lidhje

GNK kritikon reformat në Turqi


Grupi Ndërkombëtar i Krizave, thotë se reformat politike dhe ekonomike në Turqi janë ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa Franca dhe Gjermania vazhdojnë të shprehin rezerva për anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Organizata prestigjioze me seli në Bruksel, paralajmëron për tensione të reja në Mesdhe, në se Evropa dhe Turqia nuk bashkëpunojnë për të frenuar prirjen e theksuar se të dyja vendet po i largohen bashkëpunimit.

Në një raport të fundit Grupi i Krizave thekson se reformat e Turqisë për anëtarësim në BE kanë ecur me ritëm shumë të shpejtë nga viti 2000 deri në vitin 2004. Por që atëhere, vazhdon raporti, reformat kanë ngecur.

Grupi i Krizave i bën thirrje Turqisë të vazhdojë reformat në sistemin e drejtësisë si dhe i bën thirrje qeverisë të punojë për zgjidhjen e çështjes së Qipros. Organizata po ashtu i bën thirrje Turqisë të zgjerojë liritë fetare për besimtarët jo-myslimanë.

Grupi i Krizave po ashtu i bën thirrje qeverive evropiane të risigurojnë Turqinë se ky vend mund të marrë anëtarësi të plotë në BE pasi të plotësojë gjithë kriteret e duhura.

XS
SM
MD
LG