Lidhje

Presidenti Xhorxh Bush bën një vizitë të papritur në Irak


Presidenti Xhorxh Bush bëri një vizitë të papritur në Irak, vizita e tij e fundit si president për t’u takuar me trupat amerikane dhe me udhëheqësit irakianë para se të largohet nga detyra më 20 janar.

Presidenti amerikan mbërriti në Bagdat sot mbasdite, nën masa të rrepta sigurie për t’u takuar me homologun e tij irakian, Xhalal Talabani, me kryeministrin Nuri al-Maliki dhe me Presidentin e rajonit gjysëm-autonom kurd, Masud Barzani.

Zoti Bush nënshkroi një deklarataë të përbashkët me Kryeministrin irakian Nuri Al Maliki, lidhur me një marrëveshje të re sigurie.

Gjatë konferencës së shtypit, një gazetar irakian e quajti Presidentin Bush “qen” dhe hodhi këpucët në drejtim të tij, por pa e arritur ta godasë atë. Rojet e sigurisë e hoqën me forcë gazetarin nga dhoma. Presidenti Bush bëri shaka lidhur me incidentin, duke thënë se nuk e kishte ndjerë veten të kërcënuar.//lk

XS
SM
MD
LG