Lidhje

Zgjedhja e Barak Obamës dhe shpresat e pakicave në Evropë


Zgjedhja e Barak Obamës si president i parë afrikano-amerikan ka nxitur pakicat në Evropë të pyesin veten: a do të ishte e mundur që një gjë e tillë të ndodhte edhe atje? Shpresa mes komuniteteve etnike në Britani dhe Francë përshkohet edhe me një shkallë mosbesimi se ndoshta një gjë e tillë nuk është ende gati të ndodhë atje.

Në anën tjetër të oqeanit nga pushteti amerikan në Uashington ... në rrugët e Londrës ka shumë interesim për presidentin e zgjedhur, Barak Obama.

Shumica e evropianëve e pëlqyen që në fillim Barak Obamën, këtë të ri, plot energji, dhe një diskutues i mirë që premton ndryshime si dhe udhëheqje e bashkëpunim të ri.

Dhe për pakicat në Evropë filloi të bëhej pyetja në së diçka e ngjashme do të ishte e mundur të ndodhte edhe në Evropë.

Baronesha Patricia Skotland, prokurore e përgjithshme e Britanisë së Madhe, thotë se zgjedhjet presidenciale në Amerikë i treguan njerëzve të të të gjitha përkatësive etnike se edhe aspiratat e tyre më të larta mund të bëhen realitet.

“Barak Obama ka dëshmuar se çdo gjë është e mundur në se ke talent, në se ke energjinë, guximin dhe vendosmërin, dhe në se ke aftësit dhe pasionin atëherë të gjitha gjërat janë të mundshme, dhe se asgje nuk mvaret nga ngjyra, nga cili vend vjen, pamja, besimi apo orientimi seksual. Fitorja e Obamës është një shembull shumë i fuqishëm.”

Baronesha Skotland është gruaja e parë dhe personi i parë zezak që arriti të bëhet këshilltarja më e lartë për çeshtje ligjore në qeverinë e Britanisë. Ajo lindi në Karaibe dhe shkoi në Britani kur ishte fëmijë. Disa thonë se ajo është një shembull i shkëlqyer se si minoritet mund të përparojnë dhe të zënë pozita të rëndësishme në qeveri. A do të jetë e mundur që një ditë edhe Britania të ketë një kryeminister zezak?

“Patjetër. Por më duhet të jem shumë e ndërgjegjshme për faktin që unë jam gruaja e parë në 700 vjet që shërbej si prokurore e përgjithëshme. Në se do të pyesnim dikë se a do të ishte e mundur që Britania të ketë një grua në postin e prokurorit të përgjithshëm, pasi këtij vendi iu desh të priste 700 vite, përgjigja do të ishte jo diçka e mundur. Dhe nëse do të pyesnim se a është e mundur që kjo grua në këtë post të jetë zezake, përgjigja do të ishte se një gjë e tillë do të ishte edhe më pak e mundur. Prandaj mendoj se ndryshimet mund të ndodhin”.

Në Britani jetojnë një numër komunitetësh etnike, të cilët vijnë ish kolonitë britanike, Karaibet, Afrika, Azia Jugore, dhe kjo larmi etnike festohet çdo vit në karnavalin e Notting Hillit me muzikë, vallëzime, dhe ushqim tradicional. Por, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ku shumica e afrikano-amerikanëve e kanë prejardhjen nga ditët e skllavërisë, emigrantët e pakicave të Evropës erdhën më vonë.

Historia e tyre mund të jetë e ndryshme, por procesi për një intergrim të plotë mund të jetë i vështirë.

Franca ka një popullësi të madhe emigrantësh, kryesisht arabë dhe afrikanë, 10 deri 15 përqind të gjithë popullatës prej më shumë se 60 milion banorësh. Në lagjen e Parisit, Barbes, jetojnë shumë njerëz të përkatësive të ndryshme, dhe banorët aty kanë mendime të ndryshme për një përsëritje të fitorës së zotit Obama. Ja mendimet e disa francezëve.

“Nuk mendoj se do të kemi një president zezak, në se kihet parasysh racizmi në Francë. Nuk mendoj se një gjë e tillë ështe e mundur në Francë.”

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe situatën sociale në Francë, në se një gjë e tillë do të ndodhte atëherë ajo do të ishte një mrekulli e vertetë.”

“Jam i bindur se francezët e kanë kuptuar se tani e tutje ata të lejojnë hapsirë për zezakët”.
Franca krenohet për modelin e nënshtetësisë, i cili u referohet njerëzve si francezë, pa ndonjë referim për racën, besimin, ose origjinën.

Por pakicat shpesh ndjehen të lëna jashtë dhe ankohen për mungesë të mundësive, thotë Luis-Georges Tin, zëvendës zëdhënesi i Këshillit Përfaqësues të Shoqatave të Zezakëve.

“Franca vazhdon të ruajë parimet filozofike të barazisë, por në praktikë, gjerat janë shumë ndryshe. Ne e dimë, për shembull, se është pesë herë më e vështirë të gjesh punë në se je zezak apo me origjinë arabe.”

Por aktivistët për të drejtat e pakicave thonë se ndryshimet nuk janë të mjaftueshme. Kështu mendon edhe zonja Xheorge Pau Langevini, e vetmja deputete zezake në Asamblenë Kombëtare të Francës.

“Nëse duam të bëjnë ndryshime në Francë, ligjvënësit dhe partitë politike duhet të vendosin të bëjnë diçka për të ndihmuar pakicat për t’u dhënë atyre përparësi në një farë mënyre”.

Në lagjen Brikston të Londrës me popullsi të përzjerë etnike, njerëzit pyesin në se dhe kur ndryshimi që e solli Barak Obamën në pushtet, do të ndodhë edhe atje.

“Patjetër. Në se do të kemi një kandidat zezak, që synon dhe e meriton të behët kryeministër, unë e përkrah një gjë të tillë.”

“Pas fitorës së Obamës, ndoshta do të shohim disa njerëz me ngjyrë në pozita më të larta, por jo fare në krye. Që kjo të ndodhë në Britani, mendoj se do të duhen të paktën edhe 15 vjet”.

Përkrahësit e Barak Obamës në Amerikë, gjatë fushatës presidenciale, thërrisnin: “Po, ne mundemi”, shtrohet pyetja: A mund ta bëjnë realitet një gjë të tillë pakicat në Evropë dhe kur. (ze)

XS
SM
MD
LG