Lidhje

Këshilli i Sigurimit shpall shoqatën Jamat-ut-Dawas organizatë terroriste


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar një shoqatë pakistaneze bamirësie si fasadë pas së cilës vepron rrjeti Lashkar-e-Taiba, i akuzuar për organizimin e sulmeve në Bombei.

Këshilli dha dje urdhër që të ngrihen pasuritë dhe të mos lejohet që anëtarët e shoqatës Jamat-ut-Dawas të udhëtojnë në vendet anëtare të organizatës. OKB-ja shpalli gjithashtu dje si terroristë katër udhëheqës të grupit Lashkar-eTaiba, përfshirë Zaki ur Rehman Lakvi dhe Zarar Shah, të cilët u arrestuan këtë javë së bashku me një person të dyshuar si militant.

Zyrtarët pakistanezë thanë se nuk do t’i dorëzojnë të dyshuarit pranë autoriteteve indiane dhe se Pakistani do të marrë vetë masa ndëshkuese në përputhje me ligjet e tij. Të martën India i kërkoi Këshillit të Sigurimit të shpallte organizatën bamirëse si grup terrorist që ka lidhje me rrjetin Lashkar-e-Taiba. India fajëson këtë rrjet për sulmet terroriste që lanë të vrarë mbi 170 vetë në Bombei. //ad//
XS
SM
MD
LG