Lidhje

Gjigandi i medias amerikane shqyrton falimentimin


Një konglomerat masiv mediash në Shtetet e Bashkuara po shqyrton mundësinë e falimentimit, ndërsa përballet me borxhe prej 13 miliardë dollarësh, të grumbulluara që kur u privatizua vitin e kaluar.

Zyrtarët e kompanisë Tribune thanë se kjo organizatë ka punësuar këshilltarë financiarë dhe ligjorë për të shqyrtuar të gjitha alternativat.

Kompania Tribune ka pronë stacione televizive dhe një numër gazetash në gjithë vendin, përfshirë "Los Angeles Times" dhe "Chicago Tribune." Kjo kompani ka pronë edhe ekipin e bejsbollit profesionit, Chicago Cubs.

Gazetat në Shtetet e Bashkuara, tashmë të goditura nga rënia e të ardhurave prej reklamave, janë goditur edhe më shumë nga kriza ekonomike.

Tribune është përballur edhe me mungesë kredish që kur kaloi nga një kompani pronë e punëtorëve në pronë private vitin e kaluar.

Gazeta "Chicago Tribune" njofton se kompania nënë përballet sot me një afat për shlyerjen e një shume prej 70 million dollarësh borxhi të pasiguruar që kishte para se të privatizohej.

XS
SM
MD
LG