Rregullatorët
e Bashkimit Evropian miratuan sot një plan prej disa miliarda dollarësh të
Francës për të ndihmuar bankat e rrezikuara, ndërsa tregjet botërore u rritën
sot pas lajmeve se Uashingtoni mund të bëjë më shumë për të nxitur ekonominë
amerikane.
Komisioni Evropian miratoi planet franceze pasi vendosi rregulla të reja ku i kërkohet bankave të paguajnë një shumë për fondet që marrin bazuar në pozitën e tyre financiare.
Komisioni zbuti rregullat për dhënien hua të fondeve shtetërore për bankat private për të mënjanuar konkurrencën e shtrembëruar.
Franca ka në plan të shpenzojë rreth 13 miliardë dollarë fillimisht për të rikapitalizuar bankat e saj kryesore, për të lehtësuar dhënien e huave dhe për të rigjallëruar ekonominë në vështirësi.
Komisionerja e Konkurrencës së BE-së Nil Kroes tha se prek që plani për shpëtimin e bankave në Austri të miratohet së shpejti dhe se propozimi i Gjermanisë do të shqyrtohet pasi të jetë ndryshuar.