Lidhje

Policia serbe në kërkim të Mlladiçit



Prokurorët thonë se policia serbe kërkoi në disa zona të Serbisë, në kërkim të të arratisurit më të kërkuar të vendit, Ratko Mladiç.

Dëshmitarët thanë se apartamenti i familjes Mladic në Beograd ishte një prej zonave të kërkuara.

Mladic, komandant i forcave sërbe gjatë konfliktit në vitet 90-të, kërkohet për krime të ndryshme si gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Eprori i Mlladiçit, udhëheëqsi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, u kap në Beograd këtë vit dhe është në pritje të gjyqit nga Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Si Mlladiçi ashtu edhe Karaxhiçi përballen me shumë akuza, që lidhen me konfliktin në Bosnje, përfshirë masakrën e Srebrenicës më 1995 të 8 mijë burrave dhe djemve.

XS
SM
MD
LG