Lidhje

Sekretarja Rajs, thirrje Pakistanit të bashkëpunojë



Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice i bëri thirrje Pakistanit të veprojë me urgjencë dhe vendosmëri për të bashkëpunuar në një hetim mbi sulmet terroriste të javës së kaluar në Bombei.

Zonja Rice foli sot në Nju Delhi ku zhvilloi bisedime që synojnë uljen e tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit pas sulmeve.

Sekretarja Rice tha se sulmet i ngjajnë atyre të kryera nga al-Kaida. Megjithatë ajo shtoi se nuk është e qartë në se ky rrjet ka qënë i përfshirë.

Ndërkohë policia indiane thotë se ka zbuluar dhe çaktivizuar eksplozivë të fshehur sot në stacionin kryesor të trenave në Bombei. Ata thanë se eksplozivët kishin mbetur nga java e kaluar megjithëse nuk është e qartë përse nuk ishin zbuluar më shpejt.

Zyrtarët indianë kanë fajësuar grupin Lashkar e-Taiba në Pakistan për sulmet që vranë më shumë se 170 persona. Drejtori i zbulimit kombëtar amerikan, Mike McConnell ka lënë gjithashtu të kuptohet se kjo organizatë mund të ketë patur gisht.

XS
SM
MD
LG