Lidhje

Shqipëria dhe Kroacia në prill anëtare të Natos


NATO-ja deklaroi sot se do të mirëpresë anëtarësimin në aleancë të Shqipërisë dhe Kroacisë në takimin vjetor të nivelit të lartë që do të mbajë në prill të vitit 2009.

Ministrat e jashtëm të aleancës thanë sot në një komunikatë se një planveprimi për anëtarësimin do t'i dorëzohet Maqedonisë sapo ajo të ketë zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë. Në dokument thuhet gjithashtu se NATO-ja do ta ruajë praninë e saj në Kosovë mbi bazën e rezolutës 12-44 të Këshillit të Sigurimit. Ministrat thanë se presin që të gjitha palët në Kosovë të ndihmojnë në parandalimin e dhunës dhe të garantojnë sigurinë e pakicave.

Ministrat e jashtëm të Natos konfirmuan mbështetjen e tyre ndaj planeve amerikane për instalimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në Evropën qendrore, megjithë kundërshtimet e forta të Rusisë. Të 26 ministrat e aleancës që u takuan në Bruksel, në një deklaratë mbështesin instalimin e 10 interceptorëve në Poloni dhe të një radari në Republikën Çeke. //rd//

XS
SM
MD
LG