Lidhje

Rajs: Recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs dha mbrëmë një recital për piano përpara Mbretëreshës së Anglisë Elisabet në Pallatin e Bakingemit.

Zonja Rajs ekzekutoi pjesë të Bramsit dhe shoqërohej nga tre anëtarë të orkestrës simfonike të Londrës së bashku me gruan e sekretarit të jashtëm britanik David Miliband në violinë. Mbretëresha i dhuroi zonjës Rajs një regjistrim të koncertit.

Rajs, e cila ka studiuar piano klasike, kishte shprehur vetë dëshirën për të luajtur në pallatin mbretëror. Kjo ishte vizita e saj e fundit si Sekretare Shteti në Britani.

Pas pjesmarrjes në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, zonja Rajs shkon për vizitë në Indi. //ii

XS
SM
MD
LG