Rumunët po votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri të vendit, mes shqetësimeve se
kriza ekonomike botërore mund të shkaktojë shkurtimin e mijëra vendeve të punës
dhe vendosjen e detyruar të masave të ashpra.
Sondazhet më të fundit tregojnë për një garë të ngushtë mes dy partive të opozitës – ish partia komuniste, Social Demokrate, dhe ajo e qendrës Liberal Demokrate, secila me rreth 30 për qind mbështetje.
Partia Liberale në pushtet e kryeministrit Kalin Popesku Tarikeanu është në vend të tretë, me rreth 20 për qind mbështetje.
Duket se asnjë parti nuk mund të arrijë e vetme shumicën në zgjedhje, duke sjellë kështu domosdoshmërinë e krijimit të një tjetër koalicioni qeveritar. Pjesëmarrja në votime pritet që të jetë e ulët, pasi mjaft votues janë të zhgënjyer nga ngasalësia e reformat e reformave. //mm//