Udhëheqës politikë të institucioneve dhe partive politike të Kosovës thanë sot se vendi po përballet me sfida në periudhën e rikonfigurimit të pranisë civile ndërkombëtare. Gjatë punimeve të Kuvendit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ata bënë thirrje për ruajtjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ramush Haradinaj u rizgjodh kryetar i kësaj partie, në të cilën sot është anëtarësuar edhe publicisti i njohur Blerim Shala, ndërsa ish zëvendës shefi i UNMIK-ut Stiven Shuk ka marrë postin e këshilltarit politik.