Sipas një burimi diplomatik amerikan, një ekip zyrtarësh amerikanë mbërritën sot në Indi për të ndihmuar në hetimin e sulmit të Bombeit.Qeveria amerikane nuk ka bërë të njohur ndonjë informacion lidhur me ekipin, apo agjencitë që do të përfshihen në hetime.
Në fjalimin e tij të përjavshëm në televizion, zoti Bush tha se “ndërsa populli i demokracisë më të madhe të botës përpiqet të kapërcejë gjendjen e krijuar nga sulme, ai ka në krah popullin e demokracisë më të vjetër të botës”.
Presidenti Bush tha po ashtu se “vrasësit që kryen sulmet në Bombei janë brutalë dhe të dhunshëm, por terrori nuk është ai që thotë fjalën e fundit”. Presidenti Bush theksoi durimin dhe fuqinë e popullit indian në përballimin e kësaj prove të rëndë.
Presidenti tha se pati të shtunën një viedeokonferencë me diplomatë amerikanë në Indi. Ai tha se administrata e tij po e mban të informuar presidentin e zgjedhur Barak Obama lidhur me gjendjen në Indi. //mm//