Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës po zhvillojnë sot ecjen më të gjatë të misionit të tyre, gjatë së cilës do të riparojnë një pajisje të dëmtuar. Dy nga astronautët e Stacionit Hapësinor do të qëndrojnë rreth 7 orë në hapësirë, ku do të pastrojnë dhe lubrifikojnë një lidhje që mundëson kthimin e paneleve diellore përballë diellit. Puna u vështirësua kur një instrument me vlerë 100 mijë dollarë u shpëtoi nga dora astronautëve gjatë një ecjeje të mëparshme. Ndërkohë, inxhinerët në Tokë do të përpiqen ta zgjidhin problemin me një sistem të ri për shndërrimin e lëngjeve të panevojshme në ujë të pijshëm për astronautët. Ky sistem u bllokua dy herë dje gjatë një prove. //ii