Irakianë të zemëruar nga marrëveshja e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dolën në rrugët e Bagdatit dhe dogjën portrete të presidentit George Bush.
Mijëra pasues të klerikut shiit Moktada al-Sadr u mblodhën në sheshin Firdus, duke varur portretin në të njëjtin vend ku qëndronte në vitin 2003 statuja e Sadam Huseinit.
Protestuesit e quajtën marrëveshjen e sigurisë të turpshme dhe poshtëruese. Al-Sadri që besohet të jetë në Iran i dërgoi një mesazh turmës se do të ndihmojë në largimin e forcave amerikane.
Deputetët e pakicës ndërprenë seancën parlamentare të leximit të marrëveshjes. Në se miratohet ashtu siç pritet, marrëveshja do të lejojë që ushtria amerikane të qëndrojë atje për tre vjetë të tjera.