Kërkimi i bin Ladenit mbetet në krye të listës së përparësive për Agjencinë Qendrore të Zbulimit.
Al-Kaida mbetet kërcënimi më i madh për Shtetet e Bashkuara tha zoti Heidën gjatë komenteve të bëra mbrëmë në Këshillin Atlantik në Uashington.Majkëll Heidën, Drejtor i CIA-s.
"Nëse do të ketë një goditje të madhe kundër këtij vendi, ajo do të ketë vulën e al-Kaidës,” tha Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit".
Zoti Heidën tha se çdo kërcënim për të cilin CIA është në dijeni, e ka origjinën tek al-Kaida.
Ai tha se nuk është vënë re ndonjë rritje në komunikimet mes al-Kaidës që të lerë të kuptohet se kundër Shteteve të Bashkuara do të ketë ndonjë goditje që lidhet me periudhën e tranzicionit nga njëra presidencë te tjetra.
Në Shtetet e Bashkuara, ky është kalimi i parë i pushtetit në kushtet kur ushtarët amerikanë janë të angazhuar në operacione luftimi.
Zoti Hejdën tha se bin Ladeni, i cili fshihet në zonat e pakontrolluara fisnore të Pakistanit, “duket se është i izoluar nga operacionet e përditëshme të organizatës që ai formalisht drejton."
Kërkimi i bin Ladenit mbetet në krye të listës së përparësive për Agjencinë Qendrore të Zbulimit.
Zoti Heidën tha se vdekja ose kapja e bin Ladenit do të ndikonte moralisht mbi pasuesit e tij kudo në botë.
Sipas tij, grupet e lidhura me al-Kaidën në Filipine, Indonezi, Arabinë Saudite dhe Irak janë dobësuar por grupe të reja të al-Kaidës nxjerrin krye në vende të tjera.
Al-Kaida po përpiqet të forcohet në Somali dhe Algjeri. Në Jemen, tha drejtori i CIA-s, forcimi i al-Kaidës po shoqërohet me një numër të paparë sulmesh. Jemeni ka mundësi të bëhet një bazë për sulme kundër Arabisë Saudite.
Po ashtu, bazat e al-Kaidës në Pakistan, e kanë lejuar atë të stërvisë operativët e saj të cilët mund të hidhen në veprim sa herë që eliminohen grupet e tjera, tha ai.
Zoti Hejdën paralajmëroi se edhe Iraku mbetet një bazë për ekstremistët sepse luftëtarët e al-Kaidës të përgatitur në Irak po zhvendosen tani në vende të tjera.//rd//