Lidhje

Sfidat e politikës së jashtme të presidentit të zgjedhur Barak Obama


Presidenti i zgjedhur Barack Obama ka premtuar një lloj tjetër drejtimi në politikën e jashtme kur të fillojë mandatin në janar. Zoti Obama ka thënë se politika e tij e jashtme do të jetë më e prirur nga diplomacia dhe do ta përdorë forcën ushtarake vetëm si zgjidhje të fundit. T’u hedhim tani një vështrim disa prej sfidave kryesore të politikës së jashtme që e presin zotin Obama.

Gjatë fjalimit të tij të fitores, në Çikago, presidenti i zgjedhur Obama premtoi një “agim të ri të udhëheqjes amerikane” në botë.

“Atyre që do të donin ta shkatërronin botën ne u themi: do t’ju mposhtim. Atyre që kërkojnë paqe dhe siguri, ne jemi me ju. Dhe të gjithë atyre që kanë dyshuar nëse flaka e Amerikës ende ndriçon, ne e treguam edhe një herë se forca e vërtetë e vendit tonë nuk buron nga fuqia e armëve tona apo mirëqenia jonë, por nga fuqia e pashtershme e idealeve tona: demokracia, liria, mundësia dhe shpresa e pathyeshme”.

Zoti Obama ka premtuar që të ruajë sigurinë dhe forcën e Shteteve të Bashkuara, por duke u mbështetur më shumë tek diplomacia sesa tek forca ushtarake. Gjatë fushatës, ai tha se do të pranonte të bisedonte pa kushte me vende si Irani, armiqësore me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë në një konferencë shtypi të premten, zoti Obama iu përgjigj i përmbajtur letrës së urimit nga ana e presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad. Zoti Obama tha se do ta Zbigniew Brzezinski, që ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën e Presidentin Jimmy Carter dhe tani është këshilltar i zotit Obama, thotë se bisedimet kanë më shumë shans të

“Sipas mendimit tim diskutimet serioze janë politikë më e mirë sesa armiqësitë, kërcënimet që mund të shkaktojnë përplasje. Dhe një përplasje dhe një luftë tjetër në atë pjesë të botës, krahas me ato në Afganistan e Pakistan dhe Irak, do të ishte katastrofë për rajonin dhe për Shtetet e Bashkuara”.

Lidhur me Afganistanin, zoti Obama thotë se konflikti nuk mund të marrë rrugë pa zgjidhur çështjen e sulmeve nga Pakistani. Megjithatë qeveria pakistaneze nuk ka qenë në gjendje t’i ndalë ato. Robert Hathaway i qendrës Woodrow Wilson thotë se Pakistani do të jetë sfida më

“Pakistani është pothuajse në prag të shpërbërjes. Është një vend i madh, i gjashti më i madh në botë përsa i takon popullsisë. Është një shtet me armë bërthamore. Aktualisht është shumë i paqëndrueshëm si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Në fakt është thuajse një shtet i dështuar”.

Barack Obama do të jetë një president me histori të pazakontë. Me një baba nga Kenia dhe një nënë nga Kansasi, ai kaloi disa nga vitet e fëmijërisë në Indonezi një vend me shumicë

“Mendoj se Obama falë përvojës së tij – dhe mos harroni që ai është përfaqësues i një pakice – ka një ndjeshmëri që ata që janë pjesë e shumicës ndoshta nuk e kanë”.

Kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që zoti Obama u prit ngrohtë kur shkoi jashtë vendit gjatë fushatës në korrik dhe të entuziazmit në gjithë botën që shoqëroi zgjedhjen e tij javën e kaluar. Por presidenti i ri do të përballet me sfidat e vërteta të politikës së jashtme kur të marrë detyrën në janar. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG