Lidhje

Xhejms Bondi i ri në kinematë amerikane


Grupi i 20 udhëheqësve që përfaqësojnë vendet më të industializuara të botës dhe vendet më të mëdha në zhvillim, do të takohen këtë fund jave në Uashington për të diskutuar masat që duhen marrë për të stabilizuar financat botërore. Udhëheqësit evropianë janë vënë në krye të përpjekjeve për organizimin e këtij takimi të nivelit të lartë dhe po propozojnë zgjidhje për krizën ekonomike që ka përfshirë tani gjithë botën. Ndërkohë që ata i janë përgjegjur kërkesës së Presidentit Bush, evropianët e kanë hedhur tashmë vështrimin tek administrata e Presidentit të zgjedhur Barak Obama që fillon punën në janar.


XS
SM
MD
LG