Lidhje

El-Baradei, shpresë për bisedime mes Iranit dhe administratës Obama


Kreu i agjencisë së OKBsë për energjinë bërthamore shfaqi shpresë për bisedime mes Iranit dhe administratës së presidentit të zgjedhur Barak Obama.

Mohamed ElBaradei tha sot në Pragë se diskutimet mes të dy palëve mund të ndihmojnë në uljen e tensioneve mbi programin e debatueshëm bërthamor të Iranit. Gjatë fushatës presidenciale, zoti Obama u angazhua të ulet në bisedime me udhëheqësit iranianë, një ndryshim nga politika e presidentit të tanishëm, George Bush.

Shefi i agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore ka shprehur pakënaqësi rreth marrëdhënieve mes agjencisë së tij dhe Teheranit.

Përfaqësues nga gjashtë fuqitë e botës që i kanë bërë trysni Iranit të ndalë pjesë të programit të tij bërthamorë, do të takohen të enjten në Paris.

Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina do të mbidhen për të diskutuar përpjekjet e tyre. (ze)

XS
SM
MD
LG