Në
Kosovë, përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare u kanë
bërë thirrje qytetarëve të zhvendosur, në veçanti atyre të komunitetit
serb, që të kthehen në shtëpitë e tyre. Kthimi i qendrueshëm i të
zhvendosurve, para së gjithash i serbëve, paraqet njërin prej
standardeve më të rëndësishme që Kosova duhet të plotësojë si shtet.
Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë Edona Demaj. //iç//