Lidhje

Analistët shqiptaro-amerikanë diskutojnë për zgjedhjet presidenciale


Në gjithë Shtetet e Bashkuara, miliona amerikanë po votojnë për presidentin e ri dhe për anëtarët e Kongresit.Rezultatet e anketave para hapjes së qendrave të votimit tregojnë sedemokratiBarak Obama ka avantazh të ndjeshëm ndaj republikanit Xhon Mekein.Kolegia Isabela Çoçoli bisedoi me analistët Donald Llambro, analist i gazetës prestigjioze, Washington Times dhe Ilir Zherka, drejtor ekzekutiv i organizatës DC Vote, për çfarë do të ishte politika e jashtme e secilit kandidat në rolin e presidentit ndaj Ballkanit dhe çfarë do të bënin ata për ekonominë, që natyrisht prek edhe komunitetin shqiptaro-amerikan.




Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara kanë ardhur në momentin vendimtar, dhe në qoftë se nuk përsëritet viti 2000, kur iu desh Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të vendoste për rezultatet, njeri prej kandidatëve, republikani Xhon Mekein ose demokrati Barak Obama, do t’i urojë tjetrit fitoren në çdo kohë pas mesnatës.

Në këtë vend me një mozaik të vërtetë etnish, komunitetet e ndryshme kanë qënë të preokupuar se çfarë qendrimi do të mbante secili kandidat ndaj interesave të tyre brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Ndërsa të dy kandidatët kanë patur qendrime diametralisht të kundërta për një mori çështjesh, ata kanë shprehur të njejtin angazhim për vazhdimësinë e politikës amerikane në Ballkan.Ilir Zherka, drejtor ekzekutiv i organizatës DC Votë, thotë se pavarësisht se kush do të jetë presidenti i ardhëshëm i Shteteve të Bashkuara, politika amerikane në Ballkan dhe më specifikisht për Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ndryshojë.

"Lajmi i mirë është se shqiptarët në rajon dhe shqiptaro-amerikanët këtu duhet të ndjehen të sigurt dhe të dinë një gjë, se politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë nëse president zgjidhet Senatori Mekein apo Senatori Obama.Politika jonë ndaj Ballkanit është e përcaktuar, mbështetja amerikane për Kosovën është shumë e fortë dhe nuk do të ndryshojë, kjo përfshin edhe ruajtjen e integritetit të saj teritorial”.

Por zoti Zherka shpreh bindjen e tij se kandidaturaObama-Bajden është më e mirë për shqiptarët si rezultat i mbështetjes së tyre për Kosovën dhe përvojës së gjatë tëSenatorit Bajdën nëdinamikën e Ballkanit.

Por nuk është plotësisht i këtij mendimi Donald Llambro,analist i njohur i gazetës presigjoze amerikane Washington Times.Megjithëse është dakord se politika amerikane ndaj Ballkanit nuk do të ndyshojë, zoti Llambro thotë se kandidatura Mekein-Pejlin është më e përshtatshme, pasi Senatori Mekein e njeh atë rajon të botës më mirë.

“Obama nuk ka folur shumë për rajonin e Ballkanit.Ai ka folur për riparimin e dëmit të shkaktuar në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Evropën, duke përfshirë në këtë kuadër edhe Ballkanin, konkretisht Kosovën dhe Shqipërinë, me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie shumë të mira.Për mendimin tim Senatori Mekein e njeh atë rajon të botës më mirë.Megjithatë, ajo që duhet të bëjë presidenti i ardhëshëm është përmirësimi i marrëdhënive me vendet fqinje të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Zoti Llambro thotë se mungesa e përvojës së Senatorit Obama në politikë, dhe posaçërisht në politikën e jashtme ka qënë një nga çështjet më shqetësuese të kësaj fushate presidenciale.Edhe vetë Senatori Bajden, thotë ai, e ka shprehur një shqetësim të tillë.

“Është interesant fakti se edhe partneri i tij, Senatori Xho Bajden nga Dellover, ka thënë se në gjashtë muajt e parë do të kemi një krizë ndërkombëtare nën presidencën e Obamës, pasi ai do të sfidohet dhe vihet në provë nga armiqtë tanë nëpër botë.E njëjta gjë, siç ndodhi me Presidentin Kenedi, i cili erdhi në postin e presidentit në një moshë shumë të re dhe me një përvojë të shkurtër në Senat.Udhëheqësi sovjetik i asaj kohe, Nikita Hrushov, duke e nënvleftësuar Presidentin Kenedi, dislokoi raketa në Kubë, në atë që në histori njihet si ‘kriza e raketave kubane’”.Kur Senatori Bajden, i cili ka një përvojë të pasur në politikën e jashtme, bën një deklaratë të tillë, amerikanët duhet të mendohen mirë për këtë”.

Situata aktuale në botë, thotë analisti i mirënjohur, Donald Llambro, me luftën në Irak dhe Afganistan, dhe me veprimtaritë terroriste në rajone të ndryshme të botës, nuk është e përshtatshme për t’u trejnuar në vendin e punës, siç është rasti i Senatorit Obama.Viti 2009, thotë ai, do të jetë një vit i vështirë që kërkon në krye të Shteteve të Bashkuara një njeri me përvojë.

Analisti Ilir Zherka thotë se përvoja është padyshim shumë e rëndësishme, por megjithëse Presidenti Bush ka patur rreth tij disa nga zyrtarët dhe politikanët më me përvojë në historinë e vendit, politikat e tij si jashtë ashtu edhe brenda vendit, kanë qënë shkatërrimtare.

"Ky vend është në krizë, Shtetet e Bashkuara janë në krizë, po ashtu edhe bota e tërë.Prandaj ne kemi nevojë për një politikë të ndryshme nga ajo e tetë viteve të fundit.Ne kemi nevojë për një politikë të uljes së taksave për shtresën e mesme, sepse ajo ka nevojë për ndihmë në Amerikë.Ne kemi nevojë për mbështetje në fushën e arsimit, të shëndetësisë e programe të tjera sociale, që janë shumë të rëndësishme.Prandaj unë besoj se Obama do të bëjë ndryshime në këto aspekte të jetës tonë, ndërsa Senatori Mekein nuk do të bëjë ndryshimet që i nevojiten shumicës së amerikanëve, ai do të vashdojë politikat që ka ndjekur Xhorxh Bushi gjatë tetë vjetëve të presidencës së tij”.

Ekonomia dhe kriza fiananciare kanë qënë ato që kanë dominuar këtë fushatë presidenciale në Shtetet e Bashkuara.Analisti i Washington Time-sit, Donald Llambro, e rendit atë jo vetëm si përparësinë kryesore, por një shtetësim që ka zënë disa vende në listën e prioriteteve të amerikanëve, para se t’i vijë radha politikës së jashtme.

“Ekonomia është përparësia numër një, dy, tre, katër, dhe pesë.Kjo është çështja më e madhe në Amerikë.Ekonomia u ngurtësia edhe në tremujorin e tretë të këtij viti dhe ndoshta do të ngurtësohet edhe më tej në tremujorin e katërt.Ky është përkufizimi i regresionit ekonomik, niveli i papunësisë është ngritur, konsumatorët po shpenzojnë shumë më pak dhe ekonomia është goditur nga disa prej katastrofave më të mëdha, si rënia e tregut të banesavedhe kriza financiare”.

Senatori Obama po e shfrytëzon situatën, thotë analisti i Washington Time-sit, duke fajësuar administratën Bush për këtë dhe duke premtuar se ai do të ishte kandidati i përshtatshëm që do ta ndryshonte krejtësisht gjendjen.Por Donald Llambro i pret me skepticicëm këto premtime.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të bënte realisht Senatori Obama po të zgjidhej president, po ashtu siç pritet të shihet se çfarë realisht do të bënte Senatori Mekein.

Para fillimit të votimeve sot në Shtetet e Bashkuara, sondazhi i fundit i gazetësUSA Todaydhe organizatës Gallup,tregon se Senatori Obama është 11 përqind në avantazh ndaj Senatorit Mekein, 53 me 42 përqind.Një sondazh i kanalit televizivNBC dhe gazetës Wall Street Journali jep Senatorit Obama 8 përqind avantazh.Disa organizata kanë parashikuar se zoti Obama i ka tejkaluar 270 votat elektorale nga totali prej 538, që i duhen për të siguruar fitoren.Por ndoshta brenda disa orësh do të mësohet se kujt ia ka dhënë shumicën e votave Amerika në këto zgjedhje presidenciale.//iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG