Barak Obama, presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara fitoi zgjedhjet me shumicën dërmuese të kolegjit elektoral dhe me rreth katër milionë vota popullore më shumë ndaj rivalit të tij republikan, heroit amerikan Xhon Mekein.
Senatori demokrat nga Illinoi, presidenti i parë jo i bardhë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon hapjen e një kapitulli të ri në historinë amerikane dhe realizimin e kredos "të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë me të drejtën e patjetërsueshme për jetën, lirinë dhe lumturinë".
Barak Obama do të bëjë betimin si president më 20 janar 2009.