Lidhje

Kompensimi i pronave të shtetasve amerikanë konfiskuar në Shqipëri nga regjimi komunist


Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ende të hapur programin për kompensimin e shtetasve amerikanë që humbën pronat në valën e konfiskimeve nga qeveria komuniste e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.Kryetari i Komisionit për kompensimin e shtetasve amerikanë nga vende të huaja, juristi Mauricio Tamargo, shpjegon procesin e kompensimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë individët për të përfituar nga ky program. Isabela Çoçoli bisedoi me zotin Tamargo dhe përgatiti materialin në vazhdim.



Në bazë të një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare në mars të vitit 1995, në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Komisioni për pronat e shtetasve amerikanë në vende të huaja, krijoi programin për kompensimin e shtetasve amerikanë pronat e të cilëve ishin konfiskuar nga qeveria shqiptare para vitit 1995. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, shpjegon kryetari i këtij komisoni Mauricio Tamargo, qeveria shqiptare ka rënë dakord të paguajë një shumë parash për kompensimin e këtyre ish pronarëve, qoftë kur ata banojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri.Shuma është përckatuar në bazë të standatdeve ndërkombëtare të konvertimit të vlerës së përgjithëshme të pronave që u përkasin shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare.Zoti Tamargo shpjegon kushtet që duhet të plotësojë shtetasi amerikan për të përfituar kompensim në bazë të këtij programi.

“Për të përfituar nga ky program, prona e shtetasit amerikan duhet të ketë qënë marrë nga një qeveri e huaj, individi duhet të ketë qënë shtetas amerikan kur prona e tij është konfiskuar ose dëmtuar, dhe prona nuk i është kthyer ose kompensuar familjes në ndonjë formë tjetër.Ne i pranojmë të gjitha rastet dhe për ato që janë faktike ne i kompensojmë pronarët për humbjet që kanë pësuar”.

Nëse shtetasi amerikan të cilit i përket prona ka vdekur, kompensimin e përfitojnë familjarët e tij në bazë të trashëgimisë natyrale, por gjithnjë nëse ata janë shtetas amerikanë.Zoti Tamargo shpjegon se nëse se shtetasi amerikan është martuar me një shtetas shqiptar që nuk ka marrë shtetësinë amerikane, siç ka qënë rasti i shqiptarëve që u kthyen në Shqipëri para Luftës së Dytë Botëtore, bashkëshorti përfiton pjesën e pronës sipas ligjit në Shqipëri, që nuk kompensohet, ndëra fëmijët e shtetasit amerikan, të cilët konsiderohen edhe ata shtetas amerikanë, kompesohen për pjesën që u takon atyre.Vlera e kompensimit, shpjegon zoti Tamargo llogaritet sipas normave ndërkombëtare.

“Pronari kompensohet në bazë të vlerës së pronës në kohën e konfiskimit.Komisioni përdor mënyrën e krahasimit për prona të ngjashme në zonë, ashtu siç veprohet edhe në Shtetet e Bashkuara.Në bazë të ligjit ndërkombëtar të kompensimit, kësaj vlere i shtohet një interes bazë prej 6% në vit”.

E gjithë praktika e Komisionit për kompensimin e shtetasve amerikanë që kanë humbur pronat në shtetet e huaja, thotë Mauricio Tamargo, është e arkivuar dhe e hapur për publikun.Për këtë komisoni ka faqen e tij të Internetit http://www.usdoj.gov/fcscme informacionin që u duhet individëve të interesuar në këtë program, ku ka publikuar edhe rastet që ka marrë në shyrtim.Po ashtu komisioni jep informacion edhe nëpërmjet emejlit info.fcsc@usdoj.gov, si dhe me telefon në numrin 202-616-6975.

Komisioni për kompensimin e pronave të shtetsave amerikanë të konfiskuara në vende të huaja është krijuar rreth 50 vjet më parë pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe ka gjykuar qindra padi nga shtetes amerikanë kundër rreth 20 shteteve në kuadrin e mbi 40 programeve të kompensimit. //iç//

XS
SM
MD
LG