Gjermania njoftoi se numri i të papunëve të vend ra nën tre milonë vetë në muajin
tetor, për herë të parë në 16 vjetë. Raporti i publikuar sot nga agjencia
federale e punës, thotë se niveli i papunësisë ra në nivelin 7 presje 2 përqind
në tetor. Kjo është shifra më e ulët e papunësisë në Gjermani, që nga viti
2005.
Ekonomistët thonë se kjo ka ardhur si pasojë e porosive në uzinat gjermane, të cilat janë detyruar të punësojnë njerëz për të plotësuar kërkesat në rritje për produktet e tyre. Por ekspertët paralajmërojnë se situata mund të ndryshojë, me vazhdimin e gjëndjes së zymtë të ekonomisë globale.//lk