Siria i ka dorëzuar një notë proteste Kombeve të Bashkuara për sulmin me
helikopter të së djelës, për të cilin Damasku fajëson forcat amerikane.
Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara tha sot se letra do të studjohet dhe do t’ju jepet anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.
Siria thotë se katër helikopterë transportuan trupa amerikane në sulmin ndër-kufitar të djelën, gjatë të cilit mbetën të vrarë 8 civilë.
Qeveria siriane u paraqiti sot Shteteve të Bashkuara një notë proteste.
Ajo dha urdhër për mbylljen e një shkolle amerikane dhe të qendrës amerikane të kulturës në Damask.
Qeveria amerikane ka refuzuar të komentojë për sulmin, por një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha se në këtë sulm besohet të jetë vrarë kreun i rrjetit të kontrabandës së armëve dhe luftëtarëve të huaj për në Irak.//rd//