Lidhje

Presidenti gjeorgjian shkarkon kryeministrin reformator Gurgenidze


Në Gjeorgji, Presidenti Mikhail Saakashvili ka shkarkuar kryeministrin reformator Lado Gurgenidze dhe ka emëruar në këtë post ambasadorin e Gjeorgjisë në Turqi, Grigol Mgalobishvili.

Në një takim me parlamentarët që u transmetua në televizion, udhëheqësi gjeorgjian tha se zoti Gurgenidze do të drjtoojë një komision qeveritar për të mbikqyrur masat për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

Zoti Saakashvili tha gjithashtu se pret të kryeministri i ri të propozojë disa ndryshime në kabinet.

Zoti Gurgenidze, një teknokrat 37 vjeçar, ish-bankier, u bë kryeministër nga fundi i vitit të kaluar. Detyra e tij kryesore ishte të tërhiqte inevstimet e huaja dhe të ruante ritmin energjik të rritjes së ekonomisë.

Një konflikt pesë ditor me Rusinë në gusht, e ka ulur besimin e investitorëve dhe e ka ngadalësuar ekonominë, që më parë konsiderohej në gjendje shumë të mirë.

Zoti Gurgenidze ishte në Uashington këtë muaj dhe zhvilloi bisedime me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Stephen Hadley. (ze)
XS
SM
MD
LG