Lidhje

Xhon Mekein hedh poshtë rezultatet e anketave


Kandidati republikan për president, Xhon Mekein, dha sot një intervistë për rrjetin televiziv NBC, ku tha se gara presidenciale po zhvillohet tepër e ngushtë dhe shtoi se ka besimin se do t’i fitojë zgjedhjet 4 nëntorit.

Zoti Mekein sot i hodhi poshtë anketimet e kohëve të fundit, sipas të cilave rivali i tij Senatori Obama kryeson garën. Anketimet e fundit tregojnë se zoti Obama udhëheq garën presidenciale, shpeshherë me mbi 10 për qind.

Senatori Mekein sot zhvillon fushatë në shtetin e Ohajos, që konsiderohet si një shtetet më të rëndësishme të garës për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa senatori Obama zhvillon fushatë në shtetin e Kolorados. Dje, ai ishte në shtetet e Nju Meksikos dhe në atë të Nevadës.//lk

XS
SM
MD
LG