Lidhje

Papa do të vizitojë dy vende afrikane në mars


Papa Benedikti bëri sot të njohur se do vizitojë Afrikën, duke u bërë kështu i pari Kryetar i Kishës Katolike që shkon në atë kontinent.

Papa tha se do të shkojë në Kamerun dhe në Angola në muajin mars. Ai do të marrë pjesë në Konferencën Episkopale Afrikane, që do të zhvillohet në Kamerun, në përgatitje të një takimi të peshkopëve për çështjen e Afrikës që do të mbahet në Vatikan. Ndërsa në Angola, Papa do të shkojë me rastin e 500 vjetorit të përhapjes të fesë së krishterë në atë vend.//lk

XS
SM
MD
LG