Lidhje

Hollbruk, Ashdaun për një angazhim më të madh në Bosnje


Dy ish diplomatë të lartë paralajmëruan se sistemi politik i Bosnjes është në prag të falimentimit.

Ish diplomati amerikan, Riçard Hollbruk dhe ish i dërguari i posaçëm britanik, Pedi Ashdaun, shkruanin në një artikull të botuar sot në një gazetë boshnjake, se komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet më tepër në këtë vend të ndarë ballkanik.

Ata shkruanin se ka ardhur koha që përsëri të tregohet vemendje ndaj Bosnje-Hercegovinës, përndryshe gjendja mund të keqësohet shumë shpejt.

Dy ish diplomatët thonë se gjendja aktuale në Bosnje është rezultat i zhvendosjes së vemendjes së komunitetit ndërkombëtar në çështje të tjera. Ata akuzojnë administratën amerikane se i ka kthyer shpinën Bosnjes dhe se Bashkimi Evropian nuk ka krijuar një strategji koherente për këtë

Dy ish diplomatët thonë gjithashtu se Rusia mbështet kryeministrin e serbeve të Bosnjes, Milorad Dodik, politika afatgjatë e të cilit, thonë ata, duket se synon ta vendosë Republikën Serbe të Bosnjes në një pozitë të tillë që të mund të shkëputet nëse paraqitet rasti. //iç//

XS
SM
MD
LG