Lidhje

SHBA, Serbia dakort për bashkëpunim ushtarak


Shtetet e Bashkuara dhe Serbia ranë dakort për nevojën e bashkëpunimit ushtarak, megjithë mosmarrëveshjet që kanë të dy vendet për çështje të tilla si Kosova.

Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar Amerikan, admirali Majkëll Mullen dhe shefi i shtabit serb, gjenerali Zdravko Ponosh, u takuan sot në Beograd për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe stabilitetin rajonal. Kjo ishte hera e parë që nga viti 1951 që shefi i shtatmadhorisë amerikane shkon për vizitë në Beograd.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara janë dëmtuar gjatë viteve të fundit për një sërë çështjesh, përfshirë Kosovën.

Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG