Lidhje

Obama, Mekein, fushata në shtete kritike për zgjedhjet


Kandidatët presidencialë amerikanë Barak Obama dhe Xhon Mekein po bëjnë fushatë sot në shtetet kritike për të fituar zgjedhjet pas 15 ditësh.

Republikani Xhon Mekein po bën fushatë në shtetin qendror të Mizurit.

Ndërsa partnerja e tij për nënpresidente, Sara Pejlin, mori pjesë në një miting në shtetin perëndimor të Kolorados.

Si zoti Mekein ashtu edhe zonja Pejlin theksuan qëllimet e tyre për të shkurtuar taksat për bizneset dhe për fitimet nga shitjet e pasurive të palujtshme, për të zbatuar plane që amerikanët të mos humbasin shtëpitë dhe për të mbrojtur investimet e pensionistëve.

Senatori Demokrat, Barak Obama po zhvillon disa takime sot në Florida, një ditë pasi siguroi mbështetjen e ish sekretarit të shtetit Kolin Pauëll.

Senatori Obama u tha mbështetësve se politikat e tij do të kishin si synim të ndihmonin amerikanët e thjeshtë dhe jo vetëm të shpëtonin Uoll Stritin.

//rd//

XS
SM
MD
LG