Lidhje

Grupi Duran-Duran hedh në treg albumin e ri



Grupi “Duran Duran” rikthehet në treg me albumin “Red Carpet Massacre”. Ky album ka bashkëpunime me mjaft emra të njohur të muzikës bashkëkohore, si Timberland, Nate Hills etj. Në këtë album, grupi I njohur britanik, ka eksperimentuar me muzikën hip-hop.

Simon Le Bon beson se suksesi matet përmes adhuruesve të tij.

“Nuk jam i dhënë pas çmimeve.... Është mirë kur i merr ato, por jeta ime nuk varet prej tyre. Mendoj se rëndësi kanë njerëzit për të cilët interpreton. Grupi ynë ka marrëdhënie të drejpërdrejtë me publikun”. - thotë ai

Me ndihmën e disa producentëve të muzikës Hip-Hop, albumi i ri i grupit Duran Duran, i quajtur “Red Carpet Massacre”, i ka shtuar adhurues të rinj grupit Duran Duran.

Sa herë që hedh një album të ri në treg, zgjedh një kategori të re adhuruesish. Ka njerëz që na ndjekin që nga koha e albumit tonë të parë i titulluar “Duran Duran” në vitin 1981. Me bashkëpunimin e ri që kemi me Justin Timberlake dhe Nate Hills, sjellim më tepër muzikë hip-hop”. - thotë Simon le Bon

Industria e muzikës ka përjetuar mjaft ndryshime që nga 1981. Teknologjia ka patur një ndikim të madh në karrierën e grupit.

“Disa aspekte të punës janë lehtësuar dhe disa janë vështirësuar. Të shkruash, të interpretosh është më e lehtë, sepse teknologjia e bën më të lehtë interpretimin muzikor psh, ne përdorim tani kufjet gjatë të kënduarit. Kur kam nisur karrierën muzikore, unë sikur konkurroja njëkohësisht me zërin tim kitarrën, basin dhe baterinë që ishin mbas meje në sallën e koncertit. Por mbas viteve ’90 dolën kufiet, të cilat e ndihmojnë këngëtarin që të dëgjojë zërin e tij, dhe bazën muzikore”. - thotë këngëtari i grupit Duran Duran

"Pra e shihni, ka qenë më e vështirë që të ishe artist në vitet ’60 apo ’70. Tani kushdo regjistron zërin e tij në dhomën e gjumit, apo thjesht filmohet dhe e vendos videon e tij në You Tube” - shton ai

Mbas thuajse 30 vjet së bashku, Duran Duran kanë një marrëdhënie të pathyeshme, pavarësisht largimit të njërit prej anëtarëve në vitin 2006 .

"Ka disa marrëdhënie që janë më të forta madje se edhe martesat. KA grupe, ku pjestarët nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. KA mjaft grupe të famshme që nuk shkojnë mirë mes tyre. Kjo nuk ndodh me ne. Ne kemi një marrëdhënie të vërtetë besimi, miqësie dhe interesohemi sinqerisht për njëri-tjetrin”. - thotë Sajmën liBon

Për momentin Duran Duran janë duke zhvilluar një turne në SHBA. Pastaj ata do të shkojnë në turne në Amerikën e Jugut, fillimisht në Lima të Perusë,ku do të japin KONCERTIN e LIRISË në datën 4 nëntor. //mm//

XS
SM
MD
LG