Lidhje

SHBA: Hetime mbi akuzat për manipulimeve në zgjedhje


Hetuesit federalë në Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë akuzat, sipas të cilave, një grup organizator ka ndihmuar në kryerjen e disa manipulimeve në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Media amerikane njofton se Zyra Federale e Hetimeve, FBI-ja, po heton në se grupi i quajtur ACORN ka kryer manupulime në regjistrimin e votuesve. Përfaqësuesit e grupit thonë se nuk i kanë njoftuar në se po zhvillohet ndonjë hetim ndaj tyre.

Punonjësit e grupit ACORN janë akuzuar se kanë dorëzuar formularë, ku janë regjistruar votues të paligjshëm, mes tyre edhe personazhe fiktive, si Miki Mouse. Grupi pranon se kjo ka ndodhur në shumë pak raste, se personat e përfshirë në fallsifikime janë pushuar nga puna dhe se zyrtarët e zgjedhjeve janë njoftuar për këto zhvillime.

Kandidati republikan për president, Xhon Mekein, e ka kritikuar rivalin e tij, Barak Obama, për lidhje me grupin ACORN dhe i ka bërë atij thirrje të bashkëpunojë plotësisht me procesin hetimor. Zoti Obama ka mohuar të ketë patur lidhje të rëndësishme me grupin ACORN. (ze)

XS
SM
MD
LG