Lidhje

Karazhiç do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij


Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord të lejojnë ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç që të dëshmojë në një seancë apeli për një aleat të tij të akuzuar për spastrim etnik.

Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë arriti në përfundimin se Momçilo Krajisnik mund ta thërrasë Karaxhiçin si dëshmitar.

Gjykata tha se Karaxhiçi do të dëshmojë në një seancë muajin e ardhshëm.

Dhoma e Apelit thotë se beson se nëse Karaxhiçi do të kishte dëshmuar në shkallën e parë të gjykimit, të dhënat që ai do të paraqiste mund të kishin pasur ndikim tek vendimi.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës ishte i fshehur gjatë gjyqit të Krajisnikut në vitin 2006, kur gjykata e dënoi me 27 vjet burgim pas akt-padisë për krime kundër njerëzimit.

Të dy ata ishin aleatë të afërt si president dhe kryetar parlamenti të republikës serbe të Bosnje-Hercegovinës.//rd//

XS
SM
MD
LG