Conor Oberst ka kompozuar muzikë që kur ishte 13
vjeç. Muzikanti 28-vjeçar nga Omaha,
Nebraska njihet për grupin e tij muzikor
Bright Eyes. Kohët e fundit, Conor Oberst ka nxjerrë një album të ri që mban emrin e
tij dhe me qëllimin për të përfshirë aty kompozime të thejshta e me pak muzikantë e aranxhime. Këngët e këtij albumi flasin për dashurinë,
vdekjen dhe udhëtimet.
"Moab"
Kjo është kënga "Moab" nga "Conor Oberst", në të cilën Oberst shpreh idenë se udhëtimi shëron dhimbjen dhe sjell qetësi. Oberst dhe grupi i tij Mystic Valley kanë përvojën e tyre për këtë. Ata e përgatitën album e ri në Meksikë, pasi Oberst nuk kishte dëshirë të mbyllej në studio për të incizuar albumin e tij të ri. Ai donte të shkonte në një vend të largët, të bukur dhe me mot të ngrohtë.
" I Don't Want to Die (in the Hospital)", është titulli i një prej këngëve të albumit, që mund të tingëllojë pesimiste, por në të vërtetë është një këngë që shpreh vullnetin e një të moshuari për të bërë një jetë aktive. Një mik i Oberstit në moshën 75-vjeçare i thotë se nuk e tremb vdekja por nuk do që të vdesë në mjedisin e ngushtë të një spitali dhe do të jetë jashtë nën dritën e yjeve. Ai i tha Oberstit që ta ndihmojë të arratiset prej andej nëse ndodh që të gjendjet e mbyllur në spital.
"I Don't Want to Die"
Kritikët e kanë vlerësuar mjaft Conor Oberst si muzikant e kompozitor dhe shpesh e kanë krahasuar atë me muzikantin e madh, Bob Dylan. Revista Rolling Stone e ka quajtur Oberstin një nga kompozitorët më të mirë këtij viti. Këtë vjeshtë, Oberst dhe grupi i tij do të japin shfaqje në Australi dhe në Shtetet e Bashkuara. Ja edhe një këngë poetike nga albumi "Conor Oberst", ajo me titull "Cape Canaveral".
"Cape Canaveral"
Dhe me këtë këngë të dashur dëgjuer e përfundojmë edhe këtë edicion të Zërit të Amerikës. Ju falenderojmë për vemendjen dhe ju urojmë një të djelë të këndëshme.