Lidhje

Anketimet: demokrati Obama kryeson ndaj rivalit republikan Mekejn


Anketa të reja të opinionit publik në Shtetet e Bashkuara tregojnë se kandidati demokrat për president, senatori, Barak Obama, vazhdon të ketë epërsi ndaj rivalit të tij republikan, senatorit John McCain, në prag të debatit të tretë e të fundit presidencial, që zhvillohet të mërkurën.

Dy anketime të publikuara të dielën tregojnë se senatori Obama gëzon një mbështetje prej 6 për qind më të madhe se sa zoti McCain.

Të dyja anketat tregojnë se kandidati demokrat Obama mbështet 12 për qind më shumë mes grave, ndërsa të dy kandidatët gëzojnë mbështetje thuajse të barabartë mes votuesve meshkuj.

Të mërkurën, dy kandidatët presidencialë zhvillojnë debatin e fundit para zgjedhjeve të 4 nëntorit.

Ditët e fundit, zoti McCain u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të ta respektojnë zotin Obama, pas shprehjes hapur disa herë të pakënaqësisë ndaj kandidatit demokrat gjatë tubimeve të republikanit Mekein.

Kandidati demokrat Obama e falënderoi të shtunën gjatë fushatës së tij në Pensilvani rivalin republikan Mekein, për thirrjen ndaj përkrahësve të tij republikanë, që të tregojnë respekt ndaj zotit Obama dhe ta kontrollojnë zemërimin ndaj kundërshtarit politik në fushtatat e partisë. //mm//

XS
SM
MD
LG