Qeveria e Malit të Zi njohu sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 49-të që e ndërmerr një hap të tillë. Ky vendim pritet të rrisë tensionet me Serbinë, me të cilën Mali i Zi ka qenë në federatë deri në vitin 2006.
Ndërkohë, qeveria serbe thotë se do t’i rikthejë
ambasadorët që tërhoqi nga vendet që njohën pavarësinë e Kosovës. Qeveria
tha sot me anë të një deklarate, se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike do të
lejonte Serbinë të vazhdonte veprimtaritë e nevojshme për të ruajtur
sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.//lk