Dy shkencëtarë japonezë
dhe një amerikan me origjinë japoneze fituan çmimin Nobel në fizikë për vitin
2008.
Komisioni Nobel në Stokholm të Suedisë i dhanë çmimin shkencëtarëve japonezë
Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa për zbulimin e orgjinës së simetrisë së
thyer e cila parashikon ekistencën e të paktën e tre tipeve të pjesëzave
nënatomike të quajtura "kuark".
Komisioni i Çmimit Nobel tha sot se këto zbulime shpjegojnë, se si universi ka arritur të mbijetojë sepse sasi të njëjta të lëndës dhe antilëndës do të kishin asgjësuar njëra-tjetrën.//lk