Lidhje

Serbia dhe NATO nënshkruajnë marrëveshje sigurie


Serbia dhe NATO-ja nënshkruan një marrëveshje sigurie që do t’i lejojë të dyja palëve të hyjnë në informacionet sekrete të njëra tjetrës.

Marrëveshja u nënshkrua sot në selinë e NATO-s nga ministri serb i mbrojtjes Dragan Sutanoviç dhe sekretari i përgjithshëm i NATOs Jap de Hop Skefer.

Zoti Sutanoviç tha se marrëveshja e cila lidhet me çështjet e informacionit hap një rrugë të rë për bashkëpunimin mes dy palëve.

Marrëveshja po kështu është pjesë e anëtarësisë së Serbisë në programin e NATOs Partnerite për Paqe.

Ky program i jep Aleancës mundësi të bashkëpunojë me shtetet anëtare pa qënë nevoja që t’i ofrojë atyre garanci sigurie.//lk

XS
SM
MD
LG