Lidhje

Rusia do të kufizojë hyrjen e paqeruajtësve në Oseti dhe Abkazi


Ushtria ruse thotë se paqeruajtësit e BE-së nuk do të kenë mundësi të hyjnë menjëherë në zonën e ndërmjetme përreth Osetisë Jugore, kur të fillojë misioni i tyre nesër. Rusia tashmë ka thënë se do nuk do të lejojë hyrjen e paqeruajtësve në Osetinë Jugore, apo në Abkazi.

Forcat ruse pritet të rëhiqen nga zona e ndërmjetme deri më 10 tetor, afati i përcaktuar nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja në fillim të muajit. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana thotë se është optimist se Moska do ta respektojë armëpushimin deri në atë datë. Ai foli sot gjatë një vizite në kryqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi para fillimit të misionit paqeruajtës së BE-së.

Rreth 300 vëzhgues të paarmatorsur të Bashkimit Evropian janë dislokuar në Gjeorgji për të monitoruar tërheqjen e trupave ruse, pas konfliktit të fundit për Osetinë Jugore dhe Abkazinë.

Zyrtarët e BE-së thonë se 22 vende pritet të marrin pjesë në forcë, që përbëhet kryesisht nga zyrtarë të policisë dhe sigurisë. Afati për dislokimin e saj të plotë në Gjeorgji është 1 tetori.//lk

XS
SM
MD
LG