Votuesit në Bjellorusi zhvilluan të dielën votimet për parlamentin e ri, votime të cilat u ndoqën nga 400 vëzhgues europianë, që duan të shohin shenja se Bjellorusia po rinovon premtimit për demokracinë në këtë vend.
Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, disa qindra përkrahës të opozitës u mblodhën në qendër të Minskut për të protestuar ndaj votimeve, për të cilat ata thanë se ishin manipuluar. Nuk kishte njoftime për dhunë.
Vëzhguesit e votimeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do t’i njoftojnë vlerësimet e tyre për votimet ditën e hënë. Nuk është ende e qartë se kur do të fillojë numërimi i votave. Udhëheqësit e opozitës thonë se janë përjashtuar nga komisioni që mbikqyr numërimin e votave
Presidenti Aleksandër Lukashenko, i kritikuar nga Perëndimi për rolin e tij autoritar, është zotuar se zgjedhjet do të përmbushin standartet ndërkombëtare.
Më shumë se 260 kandidatë, ku përfshihen 70 figura të opozitës, po
konkurrojnë për 110 vendet në parlament në zgjedhjet e ditës së dielë. //mm//