Lidhje

Mekejn, Obama: Të mbikqyret plani qeveritar për krizën ekonomike


Kandidati republikan përe president, Xhon Mekejn tha se dëshiron të krijohet një komision i nivelit të lartë që të mbikqyrë planin e Shtëpisë së Bardhë për të marrë nën kontroll bankat amerikane.

Duke folur të hënën në një tubim në shtetin e Pensilvanisë, senatori Mekejn tha se ai nuk beson që autoriteti për të marrë vendime rreth një shume prej miliarda dollarësh, siç parashtrohet në plan, t’i jepet një personi, Sekretarit të thesarit.

Senatori Mekejn përsëriti gjithashtu mendimin e tij se asnjë zyrtar ekzekutiv i një kompanie të shpëtuar nuk duhet të paguhet më shumë se personi me rrogë më të lartë në qeverinë federale.

Dje, kandidati demokrat për president, Barak Obama, tha se mbështetja në të kaluarën nga zoti Mekejn për zbutjen e rregullave për institucionet financiare luajtën rol në krijimin e krizës ekonomike.

Ashtu si zoti Mekejn, senatori Obama mbështet krijimin e një sistemi mbikqyrës për të ndjekur nga afër shpenzimin e 700 miliardë dollarëve të kërkuara nga administrata e presidentit Bush për të marrë nën kontroll institucionet financiare në krizë. //bsa//

XS
SM
MD
LG