Lidhje

Të moshuarit interpretojnë muzikë në Hendersonvill


Hendersonvilli, është një qytezë e vogël piktoreske, që duket sikur është shkëputur nga një peisazh i Norman Rockwell. Çdo të enjte, gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, vendi i preferuar në këtë qytezë është Dyqani i Berberit, Helms, ku një grup të moshuarish vendas, mblidhen sëbashku për të interpretuar pjesë nga muzika më e mirë e kësaj zone të Nashvillit.

Danni Barnes ka jetuar në Hendersonvill për më tepër se 30 vjet, por ai ka interpretuar muzikë për më shumë se kaq.

"Kam 57 vjet që luaj muzikë"- thotë ai

Ai ka nisur të interpretoj muzikë me grupin e quajtur Barber Shop, mbas një ndalese rastësore për të prerë flokët në këtë dyqan.

"Shtatë vjet më pare, unë ndalova për të prerë flokët në këtë dyqan. Dhe takova Karoll Helms. Ai më tha se muzikantët vijnë të enjteve, e kështu nisa dhe unë të vija këtu". - thotë ai

Barnes mori me vete dhe kitarën dhe që atëherë nisi të interpretonte me kitarën e tij.

"Ne e quajtëm thjesht Dyqani i Berberit grupin tone"- thotë Dani

Megjithatë ata nuk janë më djem të rinj …

Karrol Helms, pronari i dyqanit të famshëm, është 69 vjeç.

"Kam 32 vjet që jam këtu. Shumë prej këtyre djemve kanë ardhur këtu 12 apo 15 vjet më parë". - thotë Karrol

Eiler Cook, një diplomat në pension, është një prej pjestarëve më të hershëm të grupit.

"Mendoj se është një gjë e mrekullushme për të larguar stresin" thotë ai.

Grupi ka një bërthamë të përbër nga 5-6 anëtarë. Por secili është i mirëpritur të vijë me shijet e veta muzikore.

"Mua më pëlqen ende xhazi klasik dhe bluzi kantri. Kur interpretoj, preferoj që të jem në këto rryma, Bluz, kantri dhe muzikë folk" - thotë Eiler

Sesioni i së enjtes është goxha i ndjekur

Një prerje flokësh kushton 11 dollarë, por muzika është falas. Për mjaft njerëz, si Karoll Helms dhe Danny Barnes, muzika i mban ata të rinj.

"Jam gjysëm në pension. Dhe po të mos ishte për këta djem, unë ndoshta do ta kisha lënë këtë punë. Pëlqej dhe muzikën gjithashtu, ndaj u jap atyre një vend ku të vijnë, të qeshin dhe t'ia kalojnë këndshëm". - thotë Karrol

"Këta djem i kam pasur shokë të mirë dhe më kanë inkurajuar. Kjo të jep mbështetje për të parë përpara". - thotë Dani

Të gjithë ata e mirëpresin interpretimin e së enjtes.

Djemtë e dyqanit të Berberit, thonë se nuk do ta kanë në plan ta braktisin së shpejti muzikën.

"S'kemi plan të dalim në pension këtë kohë. Kam në plan të vazhdojmë sa të mundemi. Kjo më bën që të eci përpara"- thotë Karrol //mm//

XS
SM
MD
LG