Lidhje

Nënshkruhet marrëveshja Çeki-SHBA për sistemin e mbrotjes nga raketat


Shtetet e Bashkuara dhe Republika Çeke nënshkruan një marrëveshje që i hap rrugën dislokimit në territorin çek të trupave amerikane për operimin e radarit për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën Qendrore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates dhe homologia e tij çeke Vlasta Parakanove e nënshkruan marrëveshjen sot në Londër. Qeveria çeke e miratoi marrëveshjen javën e kaluar. Si marrëveshja e re, ashtu edhe një tjetër e mëparshme për dislokimin e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat duhet të miratohen nga parlamenti çek.

Plani amerikan parashikon dislokimin e 10 raketave interceptuese në Poloni, përveç sistemit të radarëve në Republikën Çeke.

Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi i raketave ka për qëllim mbrojtjen nga kërcënimi i shteteve të papërgjegjshme, si Irani. Por Rusia këmbëngul se vendosja e këtij sistemi në Evropë kërcënon sigurinë e saj.

XS
SM
MD
LG