Lidhje

Tregjet financiare ruse - Të izoluara apo të hapura?


Kryeministri rus Vladimir Putin tha se Rusia mbetet e hapur për investime të huaja dhe se çdo përpjekje për ta tërhequr vendin në një Luftë të re të Ftohtë është një kërcënim i drejtëpërdrejtë për programin e tij të modernizimit. Komentet e tij pasojnë kritikat e ashpra që bëri Sekretarja e amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, e cila e akuzoi Rusinë se po hyn në një rrugë izolimi të vetë-imponuar duke u shndërruar në një vend të cilit nuk do i dëgjohet fjala në arenë ndërkombëtare.

Duke folur në një konferencë investimesh në qytetin turistik të Soçit, Kryeminsitri Putin tha se vendi i tij duhet të hapet ndaj investimeve të huaja, ashtu si çdo vend tjetër duhet të hapet ndaj kapitaleve ruse. Zoti Putin tha se një gjë e tillë do t’i bënte të gjithë të ndërvarur dhe më të mbrojtur ndaj masave të paparashikuara. Po ashtu kjo do të bashkojë edhe komunitetin ndërkombëtar të biznesit, tha ai.

“Kryeministri rus thotë se qëndrimi ideologjik i Rusisë nuk ka ndryshuar. Theksi është tek nisma private, sipërmarrja e lirë, si dhe hapja e integrimi racional në ekonominë globale. Ai shtoi se Moska e konsideron çdo përpjekje për ta tërhequr Rusinë në një Luftë të Ftohtë si asgjë më pak se sa një kërcënim i drejtëpërdrejtë i modernizimit të saj.”

Tregjet financiare ruse kanë shënuar rënie të ndjeshme këtë vit, me disa indekse që kanë humbur mbi 50 përqind. Konfliti me Gjeorgjinë i ndërlikoi më tej plagët financiare të Rusisë, ndërsa investitorët tërhoqën më shumë se 35 miliardë dollrë nga tregjet ruse që nga fillimi i luftimeve në muajin gusht.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha në Uashington të enjten se Rusia ka paguar një çmim të shtrenjtë për qëndrimin e saj agresiv ndaj Gjerogjisë.

“Ndërhyrja ruse në Gjeorgji nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë ndonjë objektiv strategjik afat-gjatë. Synimi ynë strategjik është t’ua bëjmë të qartë udhëheqësve rusë se këto qëndrime mund ta fusin Rusinë në një rrugë pa kthim, drejt një izolimi të vetë-imponuar, duke e kthyer atë në një shtet që nuk i dëgjohet fjala në arenë ndërkombëtare.”

Presidenti Rus Dimtri Medvedev la të kuptohet se Moska mund të kundërpërgjigjet duke thënë të premten në një takim në Kremlin se vendi i tij nuk do t’i nënshtrohet presionit nga jashtë.

"Zoti Medvedev thotë se asnjë rrethanë e jashtme, aq më pak presioni nga jashtë, nuk do të bëjë që të ndryshojë synimi strategjik i vendit, që është ndërtimi i një shoqërie dhe shteti të lirë, përparimtar dhe demokratik. Udhëheqësi rus thotë se vendi i tij do të vazhdojë modernizimin e strukturës së sigurisë kombëtare dhe ushtrisë , duke i përmirësuar aftësitë mbrojtëse në nivelin e duhur.”

Anatoli Stroguçevski, analist financar rus, i tha Zërit të Amerikës se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë mbrojnë interesat e vendeve të tyre përkatëse në këtë debat politik. Megjithatë, shton ai, humbja e kapitalit investues në Rusi, nuk është e këndshme dhe mund të ndikojë në mënyrën se si do të zhvillohet Rusia.

“Analisti thotë se pa dyshim që do të ketë ndritje të interesave, të cilat do të pakësojnë kapitalet në dispozicion, do të ulin inflacionin dhe do të çojnë në uljen e rritmeve të zhvillimit ekonomik. Po ashtu ndikim do të ketë edhe tek investitorët të cilët do të jenë më të kujdseshëm me investimet.”

Tregjet ruse u rihapën të premten pas një mbyllje ddy ditore për të frenuar rënien e madhe të vlerës së aksioneve. Çmimet e aksioneve shënuan të premten një rritje të lartë, pas planit të qeverisë ruse për të ndërhyrë në treg me miliardë dollarë për të rritur besimin e investitorëve. //rd//


XS
SM
MD
LG